cz deenesfrhuptrursalitukmkeosajpgrvironlilskplbgcntruz

AKTUALITETET

| Informacione |

Informacione

Informacione të rëndësishme për përkthyesit e liçensuar dhe përkthimet e noterizuara

Përkthyesi i liçensuar -kush është ai dhe për çfarë rëndësie ka

Përkthyesi i liçensuar është personi, i cili emërohet nga gjykata e qarkut sipas adresës së banimit të përkthyesit për të kryer përkthime me shkrim dhe me gojë gjatë situatës, kur këtë e kërkon sistemi ligjor çek. Përkthyesi i liçensuar nuk punon vetëm për zyrat shtetërore siç janë policia, gjykatat, prokuroritë, por edhe për persona privat. Për shëmbull nëse keni ndër mënd të martoheni me një nënshtetas të huaj ose kërkoni të punoni jashtë shtetit, do të keni nevojë për përkthimin me vulë të dokumentave. Nëse dikush në zyrat e ndryshme ju deklaron, që për proçesin ligjor do të keni nevojë për përkthyes, në fillim sigurohuni, nëse mendohet përkthyesi i liçensuar, sepse nuk do të ndjeheni në situatë të këndshme, kur do t'ju duhet ta gjeni përkthyesin gjysëm ore përpara takimit.  

Si gjehet përkthyesi i vërtetë i liçensuar

Kontaktin e përkthyesit me vulë shpesh herë jua jep vetë instuticioni, nëse nuk vepron kështu, ju mund ta kërkoni atë vetë falas ose në interent në faqen web të Dhomës së Përkthyesëve të Liçensuar të Republikës Çeke (http://www.kstcr.cz/), në serverin e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Çeke http://www.justice.cz/, ose edhe me ndihmën e Faqeve të Verdha. Përveç kësaj, informacionin mund ta kërkoni edhe tek gjykata afër banimit tuaj, e cila kundrejt një pagese ju dërgon listën e përkthyesëve të liçensuar.

Përkthehet origjinali apo kopja?

Kur të dërgoni për të përkthyer me vulë ju rekomandojmë, që në fillim të mendoheni përpara se të dërgoni për përkthim origjinalin, nëse atë do ta përdorni edhe një herë në të ardhmen (në pjesën më të madhe të rasteve dokumentin, që ia dorëzoni ndonjë zyre, atë ju nuk e merrni më mbrapsht). Kjo ka të bëjë më dëftesat dhe diplomat. Në rastin e këtyre dokumentave do të ishte mirë sikur të siguroni kopjen e noterizuar, që do të thotë, që kopjen e fotokopjuar të dokumentit origjinal e vërtetoni tek noteri ose tek punonjësi i gjëndjes civile (ju udhëzojmë, që përkthyesi me vulë nuk vërteton kopjen e dokumentit me dokumentin origjinal). Tek noterizimi i kopjeve të dokumentave në gjuhë të huaj është e nevojshme të shkoni tek noteri, por më përpara sigurohuni në telefon, nëse noteri noterizon dokumenta në gjuhë të huaj, sepse jo gjithmonë ata bëjnë noterizime të tilla.

Përgjithësisht ju rekomandojmë, që në rast se do të dorëzohet kopja, atëhere përkthyesit duhet ti dorëzohet kopja e noterizuar, sepse për të përgatitur përkthimin me vulë është e nevojshme të përdoret ose origjinali ose kopja e noterizuar (shikoni Fletën Zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë me nr. 37/1967 KP për realizimin sipas ligjit për ekspertët dhe përkthyesit, § 14, paragrafi 2). Ndonjëherë, për shëmbull tek dokumentat për martesë për në Austri është e nevojshme, që noterizimi të bëhet direkt nga noteri dhe jo nga punonjësi i autorizuar nga noteri.  

Si duket përkthimi me vulë

Përkthimi me vulë përmban:

  • 1. dokumentin origjinal ose kopjen e noterizuar,
  • 2. përkthimin në gjuhën e caktuar,
  • 3. dhe në një faqe të veçanët të jetë shënimi i përkthyesit me vulën dhe firmën e përkthyesit. Tek shënimi i përkthyesit, përktheysi i liçensuar vërteton, që njësia është e njëjtë me origjinalin.

Të gjitha këto fletë duhet te ngjiten në mënyrë, që të mos bëhet ndarja padashje e dokumentave. Në realitet veprohet kështu, që të gjitha fletat lidhen bashkë, nëpërmjet vrimave futet spangoja (nuk është e nevojshme të jetë spango me tre ngjyra), fundet e spangos ngjiten, mbi të vendoset ngjitësja dhe mbi ngjitësen vendoset vula e përkthyesit.

Si faturohet përkthimi me shkrim dhe me gojë

Tek përkthimet me shkrim dhe me gojë për organet shtetërore pagesa realizohet sipas Fletës me nr.  37/1967 KP., i cili është në fuqi, gjatë rasteve të tjera pagesa bëhet sipas marrveshjes midis përkthyesit dhe klientit.  

Përkthimet faturohen sipas faqeve normë. Faqja normë llogaritet sipas standarteve çeke për shkrimin në makinë shkrimi, kjo është 30 rreshta me 60 shenja së bashku me hapësirat. Kur përdoren programet e kompjutrave, atëhere llogaritet si 1800 shenja (bytes). Fjala faqe normë (ose faqe përkthimi) kështu e ka shpjeguar edhe Fleta Zyrtare e Ministrisë së Drejtësisë me nr. 37/1967 KP., për realizimin e ligjit mbi ekspertët dhe përkthyesit, në § 24, paragrafi (2). Faqja e filluar llogaritet si një e tërë, nëse teksti mbaron ose është një pjesë.  

Përkthimi me gojë faturohet si një ditë punë (8 orë) së bashku me pushimet dhe ndërprerjet. Përkthyesi dhe klienti mund të biejnë dakord më përpara për punën për gjysëm dite, do me thënë për 4 orë. Gjatë rasteve të veçanta është e mundshme të bihet dakord për punë me orë gjatë përkthimit më të shkurtër sesa 2 orë.  

Koha e kaluar rrugës larg adresës së punës (p.sh. adresës së banimit të përhershëm), përkthyesi këtë ka të drejtë ta llogarisi si orë pune. Faturimi i harxhimeve për udhëtim (rruga, ushqimi, banimi, para xhepi etj.) drejtohet me udhëzimet ligjore të Republikës Çeke.

« SHKONI-MBRAPSHT-HYRJA

Vstup k interním sdělením pro členy KST ČR


Created by Zebu webdesign s.r.o. | tvorba www stránek | redakční systém

Vytvořeno v univerzálním redakčním systému ePublish.CZ Valid CSS! Valid XHTML 1.0!